KEDS mundësoi që të minimizohet numri i konsumatorëve të afektuar
Aktivizimi i kthinës lidhëse 10 kV në nënstacionin 110/35/10 kV Lipjani mundësoi që të minimizohet numri i konsumatorëve të afektuar.
Sikur të mos ishte përgatitur më parë kjo kthinë lidhëse nga ekipet e mirëmbajtjes atëherë pa energji do të ishin edhe fshatrat: Suhadolli, Gadimja, Banulla dhe një pjesë e Lipjanit.
Planifikimet dhe investimet e vazhdueshme nga KEDS në nënstacione po mundësojnë që konsumatorët tanë të afektohen minimalisht dhe atë në kohëzgjatje dukshëm më të shkurtër kohore.