Adnan Rrustemi ia uron fitoren Imri Ahmetit të LDK-së
Kandidati për kryetar të Lipjanit nga radhët e Vetëvendosjes, Adnan Rrustemi ia ka uruar fitoren, Imri Ahmetit në garën për kryetar të Lipjanit.
Ai ka thënë se VV është dyfishuar sa i përket asamblistëve në këtë komunë.
Postimi i plotë i Rrustemit:
Numërimi i votave përfundoi. Unë i uroj fitoren z. Ahmeti. Ne në raport me zgjedhjet lokale jemi më shumë se dyfishim. Asambleistët e zgjedhur të Lëvizjes do të jenë këtu për t’u siguruar që nuk dëmtohet interesi publik.
Unë falenderoj nga thellësia e zemrës secilin qytetarë që ka besuar në platformën tonë dhe na ka votuar.
Ndërsa, aktivistë të dashur e të mrekullueshëm, ju keni bërë një punë të jashtzakonshme. Me fushatën dinjitoze i keni dhënë peshë Lipjanit dhe e keni nderuar atë, e mua më keni bërë borxhli të përjetshëm. Me atë çfarë kam parë në dijen, kreativitetin e përkushtimin e juaj, jam krejt i bindur që shumë shpejt, Lipjani ju përket juve ashtu sa ju Lipjanit.