Qindra punëtorë të KEDS-it në teren në ditën e zgjedhjeve
Në secilën qendër të votimit, ekipet tona po qëndrojnë në gjendje gatishmërie për të intervenuar në rast se paraqitet nevoja, në mënyrë që furnizimi me energji elektrike të jetë stabil dhe pa ndërprerje.
Në terren janë të angazhuar mbi 1000 punëtorë të cilët që nga hapja e qendrave të votimit po sigurohen që çdo gjë të shkojë sipas planifikimeve sa i përket furnizimit me energji.
Ata janë të pajisur edhe me gjeneratorët mobil që do të shfrytëzohen sipas nevojës.
Vlenë të theksohet se edhe në zyrën operative të KQZ-së, KEDS ka angazhuar përfaqësues të cilët po bëjnë koordinimin e nevojshëm ndër institucional.