Haradinaj: Mungesa e Vitisë nëpër debate televizive është injorim ndaj qytetarit
Kandidati për kryetar të Prishtinës, Daut Haradinaj ka komentuar debatin e realizuar mes kandidatëve për kryetar të Prishtinës.
“E para, nuk ka qenë debat. Nëse e konsideroni debat e keni gabim. Veç debat nuk mundeni me i thonë. Nuk ka pasë gatishmëri për ballafaqim, kandidatët vetëm kanë prezantuar programet e tyre”, u shpreh Haradinaj.
Haradinaj tha se kandidati i VV-së, Vitia nuk ka pasur program. Sipas Haradinajt, refuzimi i tij për të dalur në debate dhe intervista televizive është injorim ndaj qytetarëve.