U shëtit pa maskë gjatë tërë verës, në vjeshtë e zuri Covidi
Beatrix Ramosaj ishte zhdukur për ca ditë nga rrjetet sociale, edhe pse ajo kohë pas kohe postonte fotografi të cilat i kishte bërë gjatë verës
E njohur më shumë se një influencere e rrjeteve sociale sesa si këngëtare, pasi që këngët e saj nuk është se kanë bërë bujë, ajo njihet për marrjen pjesë në shumë koncerte, ahengje dhe pushime të shtrenjta që vështirë mund t’i bëjë ndonjë vajzë e re.
Veshjet me kosto të shtrenjta nuk janë se mungojnë në gardërobën e Beatrix, derisa ajo në këto dalje të saj është parë kryesisht pa maskë dhe kjo si duket ka bërë që ajo të infektohet me versionin delta të Covid-19.
Për këtë ajo ka qëndruar për disa ditë në karantinë, të cilën gjë ajo ka thënë se do të përfundojë që nesër.
“Edhe një ditë më shumë deri të dal nga kjo dreq karantinë. Mezi pres që të filloj punën por në minutën që pata Covid, e kisha vështirë të ecë në shkallë”, ka shkruar ajo në një fotografi ku tregon vetëm fytyrën e saj.