Lladrovci: Vizita e kryetarit Memli Krasniqi, ishte rast të rikonfirmojmë se bastioni i PDK-së në Drenas është i fortë
Kreu njëherit edhe kandidati për kryetar të Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci sot ka pritur në takim të parin e PDK-së Memli Krasniqin.
Lladrovci tha se me kryetarin e PDK-së kanë biseduar për projektet rinore që e presin realizimin në qeverisjen e radhes.
Reagimi i plotë i Lladrovcit:
Agjenda e sotme ishte e veçantë, në mesin tonë ishte kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi.
Me kryetarin Krasniqi, agjendën e filluam me takimin në Sheshin “Fehmi Lladrovci”, me kafe për mirëseardhje dhe vazhduam me takimin me të rinjtë e Rinisë Demokratike në Sallën e Kulturës dhe debatin në transmetimin virtual online me rininë.
Kryetari Krasniqi dhe unë, diskutuam rreth çështjeve rinore, ku theksova se rinia ka qenë, është dhe mbetet prioritet i PDK-së dhe imi, në qeverisjen lokale edhe në mandatin e ardhshëm.
Disa nga statistikat janë shumë inkurajuese, të cilat i përmenda, janë granti nga Qeveria japoneze me vlerë 250 mijë dollarë, rreth 1.000 bursa, etj.
Vizita e kryetarit Memli Krasniqi, ishte rast të rikonfirmojmë se bastioni i PDK-së në komunën e Drenasit, tash e dy dekada, është më i fortë se kurrë.
Nga takimet e deritashme, mbi 250 takime elektorale, kemi bashkëbiseduar me qytetarë, aktivistë dhe anëtarë të PDK-së, të cilët e vlerësojnë punën e qeverisjes tonë, e cila është më e mira në Kosovë.
Vazhdojmë me suksese.