Daut Haradinaj: Për Prishtinën, unë jam i të gjithëve pa dallim
Haradinaj u shpreh se për Prishtinën është i të gjithëve pa dallim.
‘Për Prishtinën jam i të gjithëve. Jam edhe Hashim Thaçi edhe Kadri Veseli. Jam edhe Ibrahim Rugovë e Albin Kurti’, u shpreh ai.
Haradinaj theksoi se plot 42 fshatra të Prishtinës nuk i kanë as shërbimet minimale shëndetësore.
Sipas Haradinajt, krejt këto probleme nuk menaxhohen që proklamojnë qeverisjen me trotinet.
‘Prishtina është e të gjithëve. Është e studentëve, pensionerëve, e vlerave të luftës, kulturës e sportit, gastronomisë, turizmit e bujqësisë. Prandaj ata që thojnë se jam i huaj e kanë gabim. Nuk jam i huaj sepse më shumë kam bërë vite në Prishtinë se sa do turista këndej pari’, u shpreh ai.