Drobeshi i thotë PO Sokol Halitit
Sokol Haliti kandidat për kryetar të Komunës së Vitisë nga LDK ka qëndruar në Dribesh të kësaj komune.
Ai konfirmoi se përkrahja e kësaj ane për zgjedhjet e 17 tetorit nuk do të mungoj.
“Së bashku me kandidaten për asamble komunale Zejnepe Osmani sot takuam edhe gratë e fshatit Drobesh. Bashkëbiseduam së bashku për projektet e ardhshme të cilat do të avancojnë çështjet e gruas të këtij lokaliteti në përgjithësi”, ka shkruar ai në facebook.