Bekim Jashari, anulon aktivitetet parazgjedhore në ditën e rivarrimit të martirëve të Rezallës
Bekim Jashari, anulon aktivitetet parazgjedhore në ditën e rivarrimit të martirëve të Rezallës
Kryetari i komunës së Skenderajt, Bekim Jashari, ka anuluar të gjitha aktivitetet parazgjedhore për ditën e neserme, me rastin e rivarrimit të martirëve të Rezallës, eshtrat e të cilëve janë gjetur dhe zhvarrosur nga varreza masive në Kizhevak të Serbisë.
Të dashur qytetarë, familjarë të dëshmorëve e martirëve të Lirisë. Në nderim të sakrificës së martirëve të Rezallës, nesër me datë, 09.10.2021, kam anuluar të gjitha aktivitetet e parapara parazgjedhore”, ka njoftuar Jashari.
Jashari, tutje ka shtuar se dita e rivarrimit të dëshmorëve në Rezallë, është ditë dhimbje për gjithë Skenderajn.
“Nesër për komunën tonë, Rezallën dhe familjarët e martirëve është ditë dhimbje por edhe krenarie sepse këta martirë nesër po kthehen në tokën tonë të shenjtë për të cilën dhanë më të shtrenjtën jetë. Lavdi martirëve të Rezallës dhe gjithë dëshmorëve e martirëve të Lirisë”, tha Jashari.