Ndodh prapë: Facebook dhe Instagram bien përsëri
Instagram, Facebook dhe Messenger kanë rënë për disa përdorues për herë të dytë në një javë.
Sipas mediave të huaja ndërprerja e së premtes ndodh vetëm disa ditë pasi gjiganti i rrjeteve sociale kishte probleme, që çoi në një ndërprerje globale për më shumë se shtatë orë.
Sipas Down Detector, i cili gjurmon nëse shërbimet e internetit po funksionojnë normalisht, më shumë se 20,000 njerëz raportuan një ndërprerje në Instagram gjatë orëve të mbrëmjes.
Gjithashtu, siç thuhet më tej, një numër më i vogël njerëzish raportuan edhe një ndërprerje në Facebook.
Facebook Messenger nuk duket të jetë aq i prekur, me pak më shumë se 800 njerëz që raportuan ndërprerje.
Ndryshe, të hënën, pas më shumë se gjashtë orësh “jashtë linje”, Facebook u përball me atë që po vlerësohej si një nga ndërprerjet më të këqija në historinë e kompanisë.
Kjo ishte një ndërprerje që gjithashtu shkatërroi platformat e tjera kryesore të mediave sociale të gjigantit të teknologjisë, Instagram, ËhatsApp dhe Messenger.
Si pasojë e këtij dështimi, aksionet e Facebook ranë 5% mes një shitjeje më të gjerë të teknologjisë.
Kështu, siç është thënë, drejtori ekzekutiv Mark Zuckerberg humbi 5.9 miliardë dollarë të hënën, sipas një vlerësimi të Forbes