Uran Ismaili premton transport falas
Kandidati i PDK-së për kryetar të Prishtinës, Uran Ismaili, ka thënë se në rast se e merr drejtimin e komunës do ta bëjë falas transportin publik.
Ai tha se këtë do ta bëjë meqë trafiku në Prishtinë është problemi i çdoditshëm i qytetarëve.
“Sepse trafiku në Prishtinë është ankthi ynë ditor i cili na përcjellë tash e disa vjet rresht. Ky problem kërkon adresim të menjëhershëm, dhe zgjidhje të menduar mirë. Me mua si Kryetar të Komunës, Prishtina do të ketë transport publik FALAS”.