Gjermania e gjykon 100-vjeçarin, rojë në kohën e nazizmit
76 vjet pas përfundimit të Luftës së Dytë Botërore, një ish-roje kampi përqendrimi ka dalë në gjyq për ndihmën në vrasjen e 3 mijë e 518 të burgosurve në Sachsenhausen pranë Berlinit.
Josef S akuzohet për bashkëpunim në vrasjen e të burgosurve sovjetikë të luftës dhe vrasjen e të tjerëve me gaz Zyklon B.
Ky person është i akuzuari më i moshuar që përballet me drejtësinë gjermane në lidhje me krimet në periudhën e nazizmit.
Dhjetë vite më parë, dënimi i ish-rojës John Demjanjuk u vendos si shembull për t’ua mundësuar prokurorëve ngritjen e aktakuzave ndaj personave që dyshohen se kanë dhënë ndihmë në krimet naziste në Luftën e Dytë Botërore.
Josef S. Ka jetuar në zonën e Brandenburgut për një kohë të konsiderueshme dhe raportohet se ka punuar si mjeshtër i çelësave. Ai nuk ka folur publikisht rreth gjykimit