Haliti: Takuam gratë e Pozheranit, bashkëbiseduam për projektet e ardhshme si dhe për çështje tjera gjinore
Kandidati për kryetar të Vitisë, Sokol Haliti, sot ka takuar gratë Pozheranit.
Pas kësaj vizite, Haliti ka thënë se kanë biseduar për projektet e ardhshme si dhe për çështje tjera gjinore, për çka u zotua këto të fundit do t’i trajtojë me respekt dhe kujdes.
“Së bashku me kandidatët tonë për këshilltar komunal Majlinda Ostrogllava dhe Ilir Zuka në listën e LDK-së, sot takuam gratë e Pozheranit.
Bashkëbiseduam për projektet e ardhshme si dhe për çështje tjera gjinore, të cilat do të vazhdojmë t’i trajtojmë me respekt e kujdes”, ka thënë Haliti.
Postimi i plotë: