Muaj më parë bëri tatuazh fytyrën e Don Xhonit, modelja ruse me të tjera veprime për reperin shqiptar
Ajo pak muaj më parë rrëmbeu vëmendje të madhe në rrjetet sociale e po ashtu edhe në mediet shqiptare.
Bëhet fjalë për Ariana Lirey, një modele ruse që numëron mbi 300 mijë ndjekës në llogarinë e saj në Instagram.
E njëjta po ashtu bëri që të flasin për të me një veprim të bërë për reperin nga Drenica, Don Xhonin.
Modelja bëri tatuazh fytyrën e artistit shqiptar teksa tani ka ndarë disa postime të tjera dedikuar tij.
Në një shkrim publik që i drejtohej ndjekësve në lidhje me editimet në fotografi, ajo në fund e prezantoi veten me mbiemrin e Don Xhonit, emri i vërtetë i të cilit është Xhonatan Isufi.
Në një postim tjetër, zeshkania ndau fotografinë e reperit duke shkruar: “Ky është i preferuari i nënës sime”.
Nuk dihet nëse të njëjtit po mbajnë një lidhje në distancë, apo kjo gjë po ndodhë vetëm për vëmendje.