Ditë “kiameti” për Facebookun
Facebook, Instagram, WhatsApp dhe Facebook Messenger janë jashtë rrjetit për herë të parë në botë, me raportin e parë që këto rrjete kanë probleme në kyçje gjatë kësaj mbrëmje. Raportohet për probleme edhe në disa telefoni mobile
Sipas DownDetector, problemet filluan në orën 17:44, me raportet e 80 000 përdorues të WhatsApp që i raportuan ato dhe më shumë se 50 000 të Facebook.
NetBlock, të cilët gjurmojnë për ndërprerjet e internetit dhe ndikimin e tyre, tashmë vlerëson që kjo ndërprerje, deri me tani, i ka shkaktuar humbje ekonomisë globale 160 milionë dollarë dhe ka bërë që aksionet e Facebook të kenë rënie në pesë për qind.
Shkaku i kësaj ndërprerje ende është e paqartë, por Dane Knecht, nënpresident për sigurinë në web, Cloudflare, thotë që ruteri Facebook Border Gateway Protocol (BGP), që përdoret nga ky rrjet për ta bërë trafikun e internetit, e kanë “tërhequr atë nga interneti”.
“Duket se kemi të bëjmë me një gabim epik në konfigurim. Facebook, për momentin nuk ekziston në internet. Madje edhe emri në server është tërhequr nga BGP”, thotë eksperti i sigurisë kibernetike, Kevin Beaumont.
Stafi i Facebook thuhet se nuk ishin në gjendje të hynin në zyrat e tyre sot për ta vlerësuar gjendjen, për shkak se kartat e tyre të sigurisë nuk i lejonin ata as të punojnë dhe as të hynë brenda zyrave, transmeton GazetaExpress.
Whatsapp, Instagram dhe Facebook Messenger, të gjitha këto në pronësi të Facebook, që funksionojnë bashkë, të gjithë janë jashtë përdorimit, thonë ekspertët.
Nuk ishin vetëm aplikacionet kryesore të Facebook që janë jashtë përdorimit, shërbimet të tjera përfshirë Workplace dhe faqja e Oculus është jashtë funksionit.
Në SHBA, disa shërbime telefonike si Verizon, T-Mobile dhe AT&T po ashtu janë jashtë funksionit. Në Britani të Madhe, shërbimet e internetit për përdoruesit e rrjetit mobile EE po ashtu janë prekur nga kjo avari.
Në muajt e fundit ka pasur një mori ndërprerjesh të rrjeteve sociale, me Instagramin që ishte jashtë funksionit për 16 orë muajin e kaluar dhe me platformat e Facebook që ishin offline në qershor.
“Sa është”, ishte një cicërimë e themeluesit të Twitter, Jack Dorsey për facebook sonte. Kjo ishte një përgjigje të një post i cili tregonte se domain “facebook.com” është për shitje si rezultat i rënies dhe ai e tha këtë me humor.
Shkaku i rënies se këtyre rrjeteve sociale ende nuk është konfirmuar dhe është e paqartë nëse të gjithë ata që janë të lidhura por jo shumë gjatë para se shërbimet e Facebook të binin pasi që shënimet për Facebook dhe Instagram u larguar nga Sistemi i Emrave të Domain (DNS – Domain Name System).
DNS thënë në thelb është regjisori i internetit. Sa herë që dikush e hap një link apo një aplikacion, pajisja e tij e kërkon DNS nga shërbimi ku ata po kërkojnë të hynë dhe aty lidhën më të.
Ofruesit kryesor të DNS janë Google, Amazon dhe CloudFare. Është e paqartë nëse të gjithë këto faqe dhe shërbimet kanë rënë të hënën, e që të gjitha kanë të njëjtin DNS apo jo.
Një rënie e njëjtë ka ndodhur edhe në kompaninë “Akamai Technologies Inc”, ku jashtë përdorimit dolën disa ueb-faqe në korrik.
Agjencisë së lajmeve Reuters, ekspertët e sigurisë që po merren më këtë situatë, i kanë thënë që rënie ndodhi si pasojë e një keqkonfigurimi, e cila mund të ishte rezultat i një gabimi të brendshëm, madje besohet edhe një sabotazh, të cilin e thanë burimet, është teorikisht i mundshëm.
Një hakim nga jashtë është shumë pak i mundshëm. Një sulm masiv “për ta larguar nga shërbimi” mund të bëhet nga faqet më të njohura në botë, por kjo, në anën tjetër, kërkon koordinim të fuqishëm në mes të grupeve kriminale apo teknikë shumë inovatore.
Aksionet e Facebook, të cilët kanë afërsisht dy miliard përdorues aktive në ditë, kanë rënë për 5.5 për qind në mbrëmjen e së hënës, që është dita më e keqe e tyre prej që janë krijuar.
Kjo do të thotë se themeluesi i kompanisë, Mark Zuckerberg, i cili ka në pronë rreth 14 për qind të firmës – ka pasur një rënie pasurie për afërsisht 7 miliardë dollarë brenda pak orëve, raporton Bloomberg.
Derisa EE nuk ka bërë ndonjë paralajmërim zyrtar se pse shërbimet e tyre në internet mobil janë ndikuar, mijëra përdorues të tyre kanë raportuar për këto probleme.
Një përdorues i Twitter tha se “ky mund të jetë problem kombëtarë” dhe kërkoi nga kjo kompani të lajmërojnë nëse kanë ndonjë problem. “EE është jashtë funksionit në platformë të saj”.
Në Downdetector, ka mijëra raporte të problemeve të përdoruesve të EE, ku më shumë se 72 për qind e tyre e kanë ndërlidhur këtë problem me shërbimet e internetit mobilë.
Në Twitter, shefi për komunikim me publikun Facebook, Andy Stone tha se ata janë të vetëdijshëm se njerëzit po kanë vështirësi të hynë në facebook dhe në produktet e tyre.
“Ne po punojmë që gjërat t’i kthejmë në normalitet sa më shpejt që është e mundur dhe kërkojmë falje për çdo shqetësim”, tha ai në një cicërimë.
Menjëherë pasi që doli raporti i parë, hashtag #facebookdown u bë trend në Twitter, me përdoruesit në tërë botën që raportuan probleme në lidhjen me këtë rrjet social.
Pastaj vazhduan hashtag #instagramisdown dhe ‘WhatsApp’ që po ashtu u bënë trend në Twitter, me numrin e përdoruesve që kanë thënë se ata kanë kontrolluar lidhjet me internet para se të mendojnë se ka rënë Facebooku.
“Intagrami dhe shokët kanë ca probleme të vështira për momentin dhe mund të keni problem ta përdorni atë. Duroni dhe qëndroni me ne!”, ka shkruar Instagrami.