Karikaturisti që e skicoi kokën e profetit Muhamed vdes në një aksident trafiku
Lars Vilks thuhet se po udhëtonte me një makinë civile të policisë e cila u përplas me një kamion pranë qytetit Markaryd në Suedinë jugore, raporton BBC.
Dy policë u vranë gjithashtu, ndërsa shoferi i kamionit u plagos.
Vilks, 75 vjeç, jetoi nën mbrojtjen e policisë pasi iu nënshtrua kërcënimeve me vdekje pas vizatimit.
Karikatura, e botuar në vitin 2007, ofendoi shumë myslimanë që e konsiderojnë paraqitjen vizuale të profetit si blasfemi. Erdhi një vit pasi një gazetë daneze publikoi karikaturat e profetit.
Policia nuk e ka zbuluar identitetin e të vrarëve në incidentin e së dielës, por partneri i Vilks konfirmoi vdekjen e tij për gazetën Dagens Nyheter.