Transformimi magjepsës i kryeqytetit të Katarit, gjatë 50 viteve të fundit
Një kolazh imazhesh magjepsëse tregojnë se si kryeqyteti i Katarit, Doha, ka pësuar një transformim të jashtëzakonshëm, gjatë 50 viteve të fundit. Fotografitë e arkivit të Agjencisë për zhvillimin e Turizmit në Katar, ilustrojnë se si monumentet dhe peizazhet e Doha-s kanë ndryshuar në mënyrë drastike, sa hap e mbyll sytë.
Për shembull, përgjatë këtyre viteve, në kryeqytet u ndërtuan disa prej rrokaqiejve më përrallorë në botë që kanë zëvendësuar kasollet e vendasve.
Kryetari i Turizmit të Katarit, Akbar Al Baker, u shpreh se Katari ka një histori të rrallë për një vend kaq të vogël, që shkon pas në historinë e lashtë njerëzore. Megjithatë, thekson ai për DailyMail, asnjë periudhë nuk ka qenë aq transformuese sa 50 vitet e fundit, ku programe të mëdha infrastrukturore e kanë bërë Doha-n një nga qytetet më moderne të botës.
Fotogaleria e mësipërme shfaq kontrastin mahnitës midis së kaluarës dhe së tashmes së Doha-s.