Momenti kur ndërtesa 8-katëshe zhduket në pak sekonda pas rrëshqitjes së tokës
Pamje tronditëse janë bërë virale në internet ku duket momenti i rrëzimit të një ndërtese 8-katëshe pas rrëshqitjes së tokës.
Fatmirësisht, të gjithë banorët ishin evakuuar para ngjarjes. Në video, ndërtesa nis të lëvizë ngadalë para se të përfundojë në gërmadha e pluhur.
Ngjarja ka ndodhur më 30 shtator në Himachal Pradesh të Indisë, ndërsa rrëshqitja e tokës ka ndodhur si pasojë e shirave të dendur të ditëve të fundit.
Building collapsed due to landslide in #shimla #himachal pic.twitter.com/7EKDMidnIG
— Prashant kumar (@PrashantkumarAU) September 30, 2021
\