Fshehën gjysmë toni drogë në mango/ Policia arreston tre persona në Brazil
Policia Civile dhe Federale në Rio de Janeiro ka kapur 500 kg drogë të fshehur në mango.
Madje llogaritja e kësaj sasie nuk ka përfunduar, e vlera e saj arrin deri në 15 milionë dollarë.
Kështu ka raportuar media portugeze Globo.com.
E sipas hetimeve të deritanishme materiali i përket organizatës kriminale në bregdetin e Sao Paulos.
Gjatë aksionit janë arrestuar tre persona dhe bashkë me ta policia gjeti edhe një pistoletë.
Skema, sipas hetimit, funksionoi duke e transportuar drogën nga shtetet e tjera në shishet e sheqerit. Më pas u fsheh në mango të mbështjellura me plastikë për t’u eksportuar në Evropë.
Nëntorin e kaluar, agjentët e Policisë Federale gjetën gjithashtu në Porto, 750 kilogramë të tjerë kokainë që do të shkonin në Belgjikë. Droga ishte fshehur në qeset e përdorura për të transportuar xehe silikoni në katër kontejnerë.
Në vitin 2005, Operacioni Caravelas çmontoi një bandë tjetër që kishte për qëllim të eksportonte në Evropë rreth 1.7 ton kokainë të fshehur brenda copave të trapit të kaut