I mituri plagoset nga bashkëmoshatari i tij në një shkollë
Një i mitur ka mbetur i plagosur rëndë të enjten brenda një shkolle Memphis Tennesse.
Në lidhje me këtë rast policia ka arrestuar një adoleshentë tjetër që besohet se ishte i dyshuari kryesor.
Policia ka identifikuar të plagosurin dhe autorin e sulmit si djem 13 vjeçarë, të cilët ishin nxënës të shkollës ku ndodhi rasti.
Pas këtij rasti shkolla është mbyllur dhe nxënësit u dërguan me autobus në një kishë aty pranë për t’u ribashkuar me prindërit, shkruan Indianexpress.
I mituri i plagosur i është nënshtruar një operacioni dhe pritet për t’u shëruar.
I dyshuari u largua nga shkolla pas të shtënave, por më vonë u dorëzua në një zonë policore.
Ai pritet të akuzohet për tentativë kriminale të vrasjes së shkallës së parë dhe të dërgohet në gjykatën për të mitur