Turqi: Njeriu i “zhdukur” i bashkohet grupit të kërkimit duke kërkuar veten
Një burrë i zhdukur në Turqi iu bashkua aksidentalisht grupit të kërkimit për orë të tëra para se ta kuptonte se ai ishte vetë personi që grupi po e kërkonte, raportojnë mediet lokale.
Beyhan Mutlu kishte pirë me miqtë të martën kur ai u end në një pyll në provincën Bursa, shkruan BBC, transmeton Demokracia.com.
Mirëpo kur ai nuk u kthye, gruaja dhe miqtë e tij njoftuan autoritetet lokale dhe një grup kërkimi u mobilizua.
Mutlu, 50-vjeçar, rastisi grupin e kërkimit dhe vendosi të bashkohej me ta, raporti NTV.
Por kur anëtarët e grupit të kërkimit filluan të thërrasin emrin e tij, ai u përgjigj: “Unë jam këtu”