Vrasja e 33 vjeçares britanike, polici dënohet me burgim të përjetshëm
Një gjykatë britanike ka dënuar me burgim të përjetshëm oficerin e policisë që rrëmbeu, përdhunoi dhe vrau 33 vjeçaren Sara Everard. Wayne Couzens, 48 vjeç, rrëmbeu Everard më 3 mars ndërsa ajo po kthehej për në shtëpi pas një festë me miqtë e saj.
“I pandehuri e kishte planifikuar prej shumë kohës se çfarë do të ndodhte dhe kur u takua me Sarah Everard gjithçka që mungonte ishte viktima,” tha avokati
Ai e kishte mashtruar 33 vjeçaren duke e ndaluar për shkelje të rregullave anti-Covid.
Më pas i vuri prangat dhe e arrestoi para se të largohej jashtë Londrës. Couzens më pas e dhunoi, e vrau dhe dogji trupin e Everard.
Mbetjet e Everard u gjetën në pyjet në Ashford, Kent, rreth 60 milje (gati 100 km) në juglindje të Londrës, një javë pasi ajo u zhduk.