Pamje nga dëmet e tërmetit 6.4 shkallë të rihterit në Greqi
Si pasojë e këtij tërmeti janë dëmtuar disa ndërtesa, ndërsa goditja e parë e këtij tërmeti ishte regjistruar me magnitutë 5.8 shkallë të rihterit në ora 09:17 minuta, i ndjekur më pas nga dy tërmete të tjera.
Tërmetet ndodhën 10 minuta larg nga njëri tjetri, e si pasojë u shkaktuan dëme të mëdha materiale.
Sipas informacioneve të para nuk raportohet për ndonjë viktimë, apo të plagosur nga ky tërmet.
Nga fotografitë e publikuara vërehet se dëmet e shkaktuara janë mjaftë të mëdha.