Bekim Jashari jep një zotim para qytetarëve
Kryetari i Komunës së Skenderajt, Bekim Jashari, mbrëmë ka bërë një takim në një lagje të qytetit. Ai ka treguar se para qytetarëve është zotuar se kërkesat dhe problemet me të cilat ata ballafaqohen çdo ditë, do të jenë në fokus të qeverisjes së tij.
“Para tyre u zotova se kërkesat dhe problemet me të cilat ata ballafaqohen çdo ditë, do të jenë në fokus të qeverisjes sime, e cila orientimin e vetëm e ka përmirësimin e mirëqenies së qytetarëve të komunës sonë”.
Postimi i plotë në Facebook:
Mbrëmë në lagjen 5 të qytetit tonë, bashkë me kryetarin e OVL-UÇK-së, Emin Lati, veteranin e futbollit Brahim Vojvoda, kandidaten nga kjo lagje, Ervina Vojvoda dhe kandidatët tjerë, bashkëbiseduam me qytetarët e pranishëm për projektet që kemi realizuar e do të realizojmë në qytetin tonë, brenda mandatit të ardhshëm qeverisës.
Para tyre u zotova se kërkesat dhe problemet me të cilat ata ballafaqohen çdo ditë, do të jenë në fokus të qeverisjes sime, e cila orientimin e vetëm e ka përmirësimin e mirëqenies së qytetarëve të komunës sonë.
Bashkë për Idealin tonë!