Nagavci: Shkollat janë institucionet e para që duhet të hapen dhe të fundit që duhet të mbyllen
Ministrja e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Arbërie Nagavci ka komentuar propozimin e Ministrisë së Shëndetësisë për lehtësimin e masave kundër coronavirusit, ku përfshihet edhe hapja e shkollave dhe çerdheve nga data 27 shtator.
Nagavci thotë se shkollat janë institucionet e para që duhet të hapen dhe të fundit që duhet të mbyllen, transmeton
“Arsimi cilësor mund të ofrohet vetëm në shkolla. Prandaj, edhe shkollat janë institucionet e para që duhet të hapen dhe të fundit që duhet të mbyllen”, ka shkruar ajo,
Ndryshe, ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia ka njoftuar se nga dita e hënë ( 27 shtator) do të hyjnë në fuqi masat e reja lehtësuese kundër COVID-19.
Vitia tha se masat do të miratohen ditën e nesërme në mbledhjen e Qeverisë.
“IKSHPK konstaton se situata epidemiologjike me COVID-19 aktualisht shënon rënie të rasteve të reja pozitive dhe numrit të vdekjeve por megjithatë është akoma jo stabile, duke pasur parasysh se varianti delta është dominues në qarkullim në Kosovë. IKSHPK përkundër situatës rekomandon vigjilencë dhe vazhdimin e disa masave në mënyre që të parandalojmë përhapjen e COVID-19”, deklaroi ministri.
Në 24 orët e fundit në Kosovë janë konfirmuar 133 raste.