Bekim Jashari bënë me ujë të pijshëm 15 fshatra, 10 në proces, ish qeverisja asnjë
Kryetari i Komunës së Skenderajt, Bekim Jashari, ka bërë përurimin e ujësjellësit në fshatin Llalushë, duke bërë kështu që ky fshat të jetë i 15-ti që u bë me ujë të pijshëm në mandatin e tij, në proces të furnizimit me ujë të pijshëm janë edhe 10 fshatra tjera në këtë komunë.
Me këtë rast, Kryetari Jashari u shpreh i lumtur që pati mundësinë me realizu një prej kërkesave dhe nevojave elementare që ka njeriu, furnizimi me ujë të pijshëm për qytetarët e komunës së Skenderajt.
Vazhdojmë kështu pa u ndalur në jetësimin e amanetit dhe idealit tonë shekullor për të ardhme të ndritur për të gjithë, përfundoi Jashari.
“Kënaqësi e jashtëzakonshme që na e dha Zoti mundësinë me realizu një prej kërkesave dhe nevojave elementare që ka njeriu, furnizimi me ujë të pijshëm për qytetarët e komunës sonë.
Llausha është fshati i 15-të që e bëmë me ujë të pijshëm brenda mandatit tonë qeverisës, kurse në proces i kemi edhe 10 tjera, për të vazhduar vitin që vjen me bashkësinë lokale të Qirezit.
Vazhdojmë kështu pa u ndalur në jetësimin e amanetit dhe idealit tonë shekullor për të ardhme të ndritur për të gjithë!”, ka thënë Jashari në rrjetin social facebook.