Kryetari i Unionit të Shkrimtarëve del haptas në përkrahje të Daut Haradinajt
Tani më ka ditë që fushata për zgjedhjet lokale ka filluar dhe partitë kanë nisur shpalosjen e programit të tyre elektoral. Sigurisht se gara më interesante pritet të jetë në kryeqytet, ku pritet të jetë një garë e nxehtë dhe e ngushtë. Ndër kabdidatët që ka filluar herët me fushatë është Daut Haradinaj, i cili ka muaj të tërë që është aktiv me aktivitetin e tij në kryeqytet dhe i cili po mbështetet nga shumë figura të njohura.
Së fundi, Daut Haradinajt i ka dalë në mbështetje edhe një personalitet i njohur në jetën publike, Reshat Sahitaj, kryetar i Unionit të Shkrimtarëve të Kosovës.
Sahitaj ka thënë se për herë të parë qytetarëve të Prishtinës u jepet rasti ta përkrahin, dhe votojnë një personalitetët të fjalës dhe besës siç është Daut Haradinaj. Ndër të tjera, Sahitaj tha se për herë të parë qytetarëve të Prishtinës u jepët rasti ta përkrahin një politikan të vendosur siç është Daur Haradinaj, duke shprehur haptas mbështetjen në garën për kryetar të Prishtinës.
Postimi i plotë:
E PARA PRISHTINA – është motoja e fushatës së Daut Haradinaj i cili është ndër kandidatët më potencial që konkurojnë në zgjdhjet e 17 tetorit 2021.
Për herë të parë qytetarëve të Prishtinës u jepet rasti ta përkrahin, dhe votojnë një personalitetët të fjalës dhe besës , e ky është DAUT HARADINAJ.
Për herë të parë qytetarëve të Prishtinës u jepet rasti ta përkrahin dhe votojnë një kandidat i cili me shpirt e zemër i përkushothet mirëqenijes së qytetarëve të Prishtinës e ky është Daut Haradinaj.
Daut Haradinaj më një ekip profesionistësh si me Dibran Fyllin etj, do të bëjë ndryshime radikale në përmirsimin e kushteve për të zhvilluar ngjarje kulturore që do lartësojnë imazhin jo vetëm të Prishtinës por edhe të shtetit të Kosovës.
Për herë të parë qytetarëve të Prishtinës i jepët rasti ta përkrahin një politikan të vendosur siç thoshte Simboli i rezistencës kombëtare ADEM Demaçi : « Me Dautin ska cingla mingla por kur Dauti thotë po bëhët po » !
Unë nuk i takoj asnjë partie poltike, por Daut Haradinaj e respektoj më shumë se çdo personalitet politik që sot janë gjallë.