Salih Mustafa: Kohëve të fundit më është shkaktuar stres
Në Hagë ka nisur seanca e tretë në gjykimin e ish-komandantit të UÇK-së, Salih Mustafa.
Me të nisur seanca, Mustafa ka kërkuar fjalën nga gjykatësja Mappie Veldt-Foglia që të marrë fjalën.
Mustafa u shpreh se kohëve të fundit është në stres.
“Që në fillim po ju them se as dëshira ime as qëllimi im nuk është që të mos ju respektojë ju dhe panelin e kësaj gjykate por as zonjën avokate që është ulur atje përballë, sepse nuk është në bindjen e as kulturën time Kohëve të fundit më është shkaktuar një stres, dhe kjo po vie si pasojë e disa faktorëve të ndryshëm”, ka thënë Mustafa.
Në momentin kur Mustafa ishte duke vazhduar fjalimin e tij, dhe po thoshte se pas 12 muajve paraburgim… u ndërpre transmetimi live nga seanca për shkak “të përmbajtjes së redaktuar”.
Pas kësaj gjykatësja Mappie Veldt-Foglia kërkoi nga sekretaria që të shkonin në seancë private e cila është duke vazhduar në këtë formë.
KËTU mund ta përcjellni live seancën gjyqësore ndaj Salih Mustafës.