Jashari me sloganin “Ideal për Skenderaj” kërkon mbështetjen e qytetarëve
Kandidati për kryetar të Komunës së Skenderajt, Bekim Jashari ka kërkuar mbështetjen e qytetarëve të asaj ane.
Jashari me anë të një publikimi në profiling e tij në rrjetin social në facebook, ka thënë se ideali I qeverisjes së tij ka qenë në shërbim të qytetarëve.
Reagimi Bekim Jasharit:
Të dashur qytetarë,
Nën sloganin “Ideal për Skenderaj”, kërkoj mbështetjen tuaj, në rrugëtimin tonë të përbashkët, në jetësim të amanetit të dëshmorëve e martirëve të Lirisë, idealit tonë shekullor për të qenë të bashkuar dhe të vendosur, në shërbim të shtetit dhe mirëqenies së qytetarëve të komunës sonë.