Haradinaj në Tasligje të Prishtinës: Probleme të mëdha që duhet trajtuar me urgjencë
Në takimet e fushatës zgjedhore për zgjedhjet locale të 17 tetorit, Daut Haradinaj nga AAK ka qëndruar sot në lagjen Tasligje të Prishtinës.
Ai në këtë lagje ka biseduar me banorët për problemet e tyre të përditëshme.
Reagimit i Haradinajt:
Sot bashkë me kandidaten Vjollca Govori, në takim me banorët e lagjes Taslixhe, theksova edhe njëhere se në qeverisjen time do të ketë barazi sa i përket investimeve.
Kjo lagje ka probleme kryesisht me infrastrukturë të qëndrueshme. Rregullimi i rrugëve dhe trotuareve, krijimi i hapësirave rekreative sportive si dhe kabllimi nëntokësor janë vetëm disa nga çështjet që duhet trajtuar me urgjencë.