SHBA raportoi sot numrin më të lartë ditor të vdekjeve nga COVID-19 për vitin 2021
Dita e sotme ka shënuar një numër tragjik lidhur me vdekjet nga Covid-19 në SHBA për vitin 2021.
Sot janë raportuar 2 678 viktima shtesë, ndërsa numri i përgjithshëm i viktimave nga pandemia në vend arriti në 666 618, sipas të dhënave të fundit nga Universiteti “Johns Hopkins”.
Gjithsej 17 135 raste të reja COVID-19, të raportuara gjithashtu në 24 orët e fundit, e çuan totalin kombëtar në 41 536 687.
Ndërkohë, mesatarja javore e vdekjeve nga koronavirusi është rritur në 1 943, duke shënuar një rritje prej 37 % brenda dy javësh.
Teksasi raportoi numrin më të madh të rasteve (22 741) dhe shumicën e vdekjeve të lidhura me COVID-19 (417).
Sipas të dhënave të fundit të publikuara nga Qendrat për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve (CDC), gjithsej 179 695 287 persona ose 54,1 % e popullsisë së përgjithshme, janë vaksinuar plotësisht në SHBA.