Haradinaj: Kryeqytetit i duhen njerëz që kanë vullnetin ta bëjnë Prishtinën vend të dinjitetshëm për të jetuar
Kandidati i AAK-së për kryetar të Prishtinës, Daut Haradinaj, ka bërë të ditur se në hapjen zyrtare të fushatës elektorale për zgjedhjet komunale kanë pritur në shtabin zgjedhor të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës dega Prishtinë, kryetarin e AAK-së Ramush Haradinaj.
I pari i AKK-së në këtë rast tha se kryeqytetit i duhen njerëz që kanë vullnetin dhe janë të determinuar të bëjnë Prishtinën vend të dinjitetshëm për të jetuar.
“Kryeqytetit tonë i duhen njerëz që kanë vullnetin dhe janë të determinuar të bëjnë Prishtinën vend të dinjitetshëm për të jetuar, duke aspiruar me guxim që të jemi shembull rajonal. Këta njerëz janë lista E Para Prishtina, listë me kandidatë serioz dhe të gjitha kapacitetet për të punuar për një Kryeqytet model” shkruan Haradinaj.
Postimi i plotë
Në hapjen zyrtare të fushatës për zgjedhjet komunale në Republikën e Kosovës, në shtabin zgjedhor të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës dega Prishtinë, pritëm Kryetarin e AAK-së Ramush Haradinaj.
Duke qenë figura kryesore e nxjerrjes së Ligjit për Prishtinën, në qeverinë Haradinaj 2, ish-Kryeminsitri sot na u drejtua me një fjalë rasti mbi benefitet e Kryeqytetit nga ky ligj që është kryefjala e funksionimit normal të Prishtinës.
Kryeqytetit tonë i duhen njerëz që kanë vullnetin dhe janë të determinuar të bëjnë Prishtinën vend të dinjitetshëm për të jetuar, duke aspiruar me guxim që të jemi shembull rajonal.
Këta njerëz janë lista E Para Prishtina, listë me kandidatë serioz dhe të gjitha kapacitetet për të punuar për një Kryeqytet model.
#eparaPrishtina
#punamarë