Ndërtesa më e lartë në Evropë kur pritet të përfundojë
Ndërtimi i objektit më të lartë në Europë, është duke shkuar drejt përfundimit.
Qendra ‘Lakhta’ është rreth 462 metra e lartë dhe për momentin po konsiderohet si ndërtesa më e lartë në veri të globit, transmeton gazetametro.net.
E ngritur mbi një kompleks shatërvanësh në Shën Petërsburg të Rusisë, ndërtesa përbëhet prej 87 katesh.
Ajo pritet të shërbejë si zyrë qendrore për kompaninë e karburantit Gazprom.
Derisa, zyret pritet të hapen në fund të vitit 2019.
Njëri prej arkitektëve të ndërtesës, Philip Nikandorv, ka thënë se kulla do të mbyllet në fund të verës, edhe pse ka ende punime për tu bërë brenda saj.
Ndryshe, forma e kullës simbolizon zjarrin, që është edhe tipar i logos së Gazprom.