Shifra alarmante në Francë/ Mbi 10 mijë të infektuar me COVID në spitale
9.966 raste të reja me koronavirus janë shënuar gjatë 24 orëve të fundit në Francë.
Sipas të dhënave nga Agjencia e Shëndetit Publik, me 9.966 rastet e reja në 24 orët e fundit, numri i rasteve deri më tani ka arritur në 6.887.791.
Edhe numri i viktimave ishte i lartë në 24 orët e fundit, ku u regjistruan 81 duke e cuar numrin e përgjithshëm në 115.442.
Në spitale vazhdojnë trajtimin 10.115 persona, prej të cilëve 2.151 në kujdesin intensiv. Ndërkohë norma e shtrimeve për trajtim në spitale ka ka rënë në 18.4 për qind.
Sipas të dhënave të Ministrisë së Shëndetësisë, që nga 27 dhjetori i vitit 2020 e deri më tani numri i personave që kanë marrë dozën e parë të vaksinës kundër COVID-19 ka arritur në 49.540.420 ndërsa 46.428.107 të tjerë kanë marrë dozën e dytë të vaksinës