Masat e dështuara të Albin Kurtit: Mbi 170 persona të vdekur, mijëra gjoba për qytetarët, qindra biznese të mbyllura
Brenda një jave në Kosovë kanë humbur jetën nga koronavirusi 171 qytetarë. Po ashtu janë shënuar edhe mijëra raste të reja pozitive. Krejt kjo ka ndodhur nga koha kur kanën hyrë në fuqi masat e marr nga Qeveria e Albin Kurtit. Prej 30 gushtit e deri më sot nga Policia e Kosovës janë shqiptuar 23 mijë e 063 gjoba.
Masat antiCovid të Qeverisë së Kosovë që kanë hyrë në fuqi nga 30 gushti, po del se nuk kanë pasur asnjë efekt.
Nga hyrja në fuqi e këtyre masave e deri më sot vdekja e qytetarëve dhe rastet pozitive me Covid nuk janë ndalur.
Nga 30 gushti e deri më 5 shator kanë humbur jetën nga koronavirusi 171 qytetarë të Kosovës.
Edhe një foshnjë 3 javëshe ka humbur jetën si pasojë e infektimit me COVID. Kanë humbur jetën edhe gra shtatzëna, lehona dhe persona më të rinj se 40 vjeç.
30 gusht – 932 raste pozitive, 20 raste të vdekjes.
31 gusht- 1383 raste pozitive, 26 raste të vdekjes
1 shtator- 1894 raste pozitive, 22 raste të vdekjes
2 shtator – 1612 raste pozitive, 32 raste të vdekjes
3 shtator- 1448 raste pozitive, 26 raste të vdekjes
4 shtator- 1278 raste pozitive, 21 raste të vdekjes
5 shtator- 890 raste pozitive , 24 raste të vdekjes
Që nga fillimi i pandemisë e deri më sot, nga ky virus janë prekur mbi 151 mijë persona, ku prej tyre 2 mijë e 630 kanë humbur jetën.
Po ashtu edhe numri i të infektuarve me koronavirus në Kosovë vazhdon të jetë i lartë. Aktualisht janë 26 mijë e 688 raste aktive me COVID-19.
Të dielën, më 29 gusht, Kosova kishte regjistrua 36 viktima, që ishte edhe numri më i lartë i viktimave të regjistruara brenda një dite, që prej shfaqjes së pandemisë në mars të vitit 2020.
Po atë ditë, kryeministri Albin Kurti pati mbledh edhe Këshillin e Sigurimit Shtetëror. Kurti atë ditë pranoi se infektimet krahasuar me vitin e kaluar janë shumë më të larta, ai tha se do të ketë edhe gjoba më shumë.
“Ne do të shqiptojmë gjoba për këdo që shkel masat, do të shtojmë policinë, ndërkaq inspektorët do të shtojnë kontrollet dhe mbikëqyrjen e zbatimit të masave në dyqane dhe qendra tregtare. Do të gjashtëfishojmë inspektorët në AUV. Lista e 85 inspektorëve që shtohen do të publikohet nesër dhe ata nisin punën gjatë javës. Orari i punës së pjesëtarëve të Policisë do të jetë 12 orësh”.
Prej 30 gushtit kur edhe kanë hyrë në fuqi masat e reja antiCOVID, e deri më sot nga Policia e Kosovës janë shqiptuar 23 mijë e 063 gjoba.
Vetëm brenda 24 orëve të fundit, policia ka shqiptuar 2223 gjoba në bazë të Ligjit COVID-19.
“Më 30 gusht u shqiptuan 728 gjoba, më 31 gusht ishin 2.479, 1 shtator-3.981 gjoba, 2 shtator-4.263, 3 shtator-4.237, 4 shtator-2.794, 5 shtator-2.358”.
Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla ka thënë se shqiptimi i gjobave po bëhet për në përputhje me ligjin e jo për inate e as për të mbledhur dënimin si formë monetare.
“I kuptoj disa tendenca për me deviju qoftë debatin apo qëllimin e mirë të institucioneve dhe policisë së Kosovës. Urdhri është jashtëzakonisht i qartë. Masat duhet të zbatohet nga të gjithë, nuk ka asnjë përjashtim. Nuk është që Policia e Kosovës e dënon këtë popull apo këtë shoqëri siç kanë dashtë disa ta prezantojnë. Policia e Kosovës është duke marrë masa në mënyrë që të sjellim një situatë tjetër ku zbatohen këto kërkesa e të cilat do ta mbronin qytetarin e këtij vendi. Nëse një qytetar ndëshkohet sepse e ka bërë një shkelje me atë ndëshkim ne sjellim edhe vetëdijesim të tij por edhe një pasqyrim për të tjerët në mënyrë që të mbrohet populli ynë. Dënimi i dikujt nuk po bëhet përshkak të dënojmë dikë as për inat e as për të mbledhur atë dënimin si formë monetare”.
Sveçla ka treguar se kjo po bëhet në mënyrë që të respektohen masat të cilat shkencërisht janë dëshmi që sjellin zbritjen e infektimeve me këtë edhe mbrojtjen e jetës së qytetarit tonë dhe kjo nuk është e vetmja masë.
Sveçla për gjobat antiCOVID-19: Dënimet nuk po bëhen për inate
Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Berat Rukiqi ka thënë se vaksinimi është rruga për vendosjen e pandemisë nën kontroll dhe jo mbyllja e bizneseve dhe gjobat marramendëse.
Rukiqi në një postim në rrjetin social Facebook ka bërë thirrje për vaksinim.
“Vaksinimi, vaksinimi dhe vetëm vaksinimi është rruga për vendosjen e pandemisë nën kontroll dhe për te parandaluar hospitalizimet dhe rastet me fatalitet, e jo mbyllja e bizneseve dhe gjobat marramendëse (të bazuara në interpretime të lira të inspektorëve)”.
Aleanca Kosovare e Bizneseve, ka kritikuar qeverinë e vendit, se po vonohet sa i përket vendimeve kundër Covid-9.
Në komunikatë thuhet se lirimi i masave gjatë verës janë shkaktarë i gjendjes së tanishme, e të cilat tani po ndikojnë në humbje të mëdha ekonomike, e që brenda javës kanë vdekur 170 persona nga Covid-19.
AKB-ja vlerëson se përgjegjësia për ruajtjen e shëndetit publik i takon institucioneve shtetërore
“Qeveria e Kosovës si gjithë herë ose ngutet ose vonohet të merr vendime të duhura në të mirë të qytetarëve dhe të bizneseve. Masat e çliruara pa kushte në mes të verës për të ju hi në hatër klubeve të natës e dasmorëve nëpër ahengje me diasporën solli një gjendje të rënd në vend duke krijua humbe të madhe ekonomike e jeta njerëzish ku mbi 170 të vdekur brenda një jave të cilët ishin të pa fajshëm që lanë mbrapa familje dhe shoqëri të mërzitur për sa ata të janë gjallë. Po kush është përgjegjës me siguri ajo shpërndahet duke tentuar ti ik secili por në fund i askujt”.
AKB e vlerëson se përgjegjësia për ruajtjen e shëndetit publik i takon institucioneve shtetërore kurse për ruajtjen e shëndetit individual secilit.
“Qeveria e para e nxiti dhe trazojë Ballkanin me masa kufizues dhe me vendimin për të i ndaluar qytetarët dhe bizneset e të gjitha vendeve që pa teste dhe vaksina mos të hynë në Kosovë, nëse merren statistikat se sa qytetar hyn në Kosovë për vizitë brenda viti nga regjioni dhe sa hynë diaspora jonë gjatë pushimeve atëherë del se vendimi i qeverisë në verë ishte ngutshëm e tash i vonuar me plot pasoja shëndetësore dhe humbje ekonomike. Disa vende në EU të infektuar e fajësojnë Kosovën dhe kanë futë në semafor të kuqë për vizitë , diasporen tonë në karantinë duke i dhënë vendit imazh të keq”.
Inspektorët anë e mbanë Kosovës në bashkëpunim me Policinë e Kosovës ditëve të fundit kanë mbyllur shumë lokale të gastronomisë në shumë Komuna të Kosovës.
Lokalet janë mbyllur me arsyetimin se nuk i kanë respektuar masat anti-COVID.
Vetëm në Prishtinë inspektorët kanë mbyllur 20 lokale të gastronomisë.
Lokalet e mbyllura nga inspektorët: “Dante “ sh.P.K Rruga “B”“Mamunia” 3. Babar, Rr. “C”“Host&Guest”, Dregodan.“Ëinners” “Bregu Diellit”“Bo Boëling” “Albi Mall”“Hebs” rruga “B”“Maroco” shpk Emshir“Snooks” shpk rr. “Simon Shiroka”“Lulu`s coffe” & Ëine LC” “Simon Shiroka”“Daremoroccan tea room” shpk “Simon Shiroka”“Che Bar Lounge” shpk Rr.”Femi Agani”“Monroe”shpk , Rr.”Femi Agani”K SH.” Labby bar” Rr.”B”A Rr”Trade” shpk, Rr. “B”“strip coffe” shpk, Rr. “Rexhep Luci”“Jurnal Lonunge Bar”, Rr. “Rexhep Luci”“Bon Vivant” Rr. “Rexhep Luci”“Apastment” rruga “B”“Indiga shisha bar” rruga “B”“Madox” rruga “B”.
Miratohen masat e reja kundër virusit, të gjitha hyjnë në fuqi nga nesër
Sipas masave të reja të Qeverisë të cilat janë në fuqi deri më 13 shtator 2021, shërbimet e gastronomisë përfshirë restorantet dhe hapësirat e ngjashme në hoteleri lejohen të punojnë nga ora 5:00 deri në orën 21:30 në hapësirat e jashtme ndërsa nuk lejohet të punohet brenda hapësirave të lokalit.
Shoqata e Gastronomëve veprimet e fundit të organeve përgjegjëse për zbatimin e ligjit në Kosovë i ka quajtur jashtëzakonisht të padrejta dhe të papërgjegjshme.
“Vendimi i fundit i Qeverisë së Kosovës, ka shprehur konfuzion të paparë për pothuajse secilin subjekt afarist të gastronomisë”. Shoqata e Gastronomëve ka thanë se masa të tilla indirekt po e mbyllin dhe dëmtojnë edhe më shumë sektorin./FaktePlus/.