CNN demanton lajmin e rremë: Personi që shihet në helikopter s’është vrarë, po mundohej të vendoste një flamur
CNN, ka akuzuar politikanët republikanë në ShBA për shpërndarjen e një videoje të popullarizuar në internet, ku një person shihet i lidhur për një litari në një helikopter që fluturon. Disa raportuan se personi ishte vrarë nga talibanët, por CNN e demanton lajmin.
Another landmark picture taking the world in a new era of terror.
Taliban hang a person, presumed to be an American interpreter, from a U.S. Blackhawk helicopter.
The left over US helicopters will now be used in #Afganistan like this. pic.twitter.com/8q6C5bo4IB— Sudhir Chaudhary (@sudhirchaudhary) August 31, 2021
“Askush nuk është ekzekutuar në fluturimin e helikopterit në Handahar, i cili shfaqet në videot e popullarizuara”, transmetoi televizioni amerikan.
Agjencia afgane e lajmeve, Asvaka, e cila e kishte videon e vet të helikopterit duke fluturuar, i tha një faqeje indiane për vërtetimin e fakteve se ekipi i saj ka konfirmuar se personi i lidhur për helikopteri ishte i kontrolluar dhe i ngjitur për helikopteri me litar për ta rregulluar flamurin në ndërtesën e guvernatorit në Kandahar.
Senatori republikan, Ted Cruz, e fshiu postimin e tij të rremë të martën pasdite, pasi disa gazetarë publikuan vërtetime të fakteve në rrjete sociale.
Historia e ekzekutimeve brutale nga talibanët është e dokumentuar mirë, por kurrë nuk ka pasur bazë për pretendimet rreth kësaj videoje të helikopterit, ka shkruar CNN.