Asociacioni i Komunave të Kosovës rikthehet në Komitetin Anti-COVID-19
Asociacioni i Komunave të Kosovës do të jetë përsëri pjesë e Komitetit kundër COVID-19. Kjo është bërë e ditur nëpërmjet një postimi në Facebook nga AKK-ja, ku thuhet se janë njoftuar nga Qeveria e Kosovës për këtë vendim.
“Sipas njoftimit të Qeverisë sot pasdite, Asociacioni i Komunave të Kosovës nga nesër do të jetë i përfshirë në këtë Komitet për të dhënë kontributin dhe koordinimin me Komunat në betejën kundër pandemisë Covid19.”
Tutje AKK zotohet se do të vazhdoj të kontribuoj në aktivitete të përbashkëta ndërinstitucionale në angazhime kundër pandemisë COVID-19.
Mospërfshirja në Komitetin kundër COVID-19 nga Qeveria, ka bërë që Asociacionit të Komunave të Kosovës të marrë vendim për bojkotimin e takimit emergjent për pandeminë të thirrur nga kryeministri Albin Kurti të martën.