Kur pasaporta e ShBA-së s’kryen punë: Talibanët ua ndalojnë hyrjen në aeroport amerikanëve
Përderisa aeroplani i fundit amerikan u largua nga Afganistani, ende ka qytetarë amerikanë që kanë mbetur në këtë shtet dhe që po përpiqen të futen në aeroport.
Në një konferencë për gazetarë, Gjenerali McKenzie, konfirmoi se rreth 100 deri në 250 amerikanë besohet se nuk kanë arritur të largohen nga Afganistani.
Një veteran i ushtrisë amerikane, i cili thotë se i ka koordinuar përpjekjet për shpëtim nga shtëpia e tij në Connecticut, tha se talibanët ua kanë ndaluar shumë njerëzve hyrjen në aeroport, duke shtuar se ka qenë në kontakt me disa prej tyre.
“Talibanët thjesht u bënë të paqasshëm për t’u koordinuar me ta në fund. Ata refuzuan që të bashkëpunonin jashtë portave”, tha ai.
Veterani Alex Plitsas gjithashtu tha se po kontaktohet nga amerikanët që duan të largohen, por disa nuk janë regjistruar tek autoritetet amerikane. “Ne nuk mund të shpëtojmë njerëz për të cilët nuk e dimë se janë atje”, tha ai.