Zbulohen qeset që mund të hahen
Shkencëtarët ukrainasë e kanë zbuluar një lloj të qeses e cila nuk e dëmton mjedisin, shpërbëhet shpejt dhe çfarë është më interesante, edhe mund të hahet.
Dr.Dmytro Bidyuk dhe kolegët e tij e zbuluan materialin që u fitua si rezultat i kombinimit të proteinave dhe niseshtes në laboratorin e tyre në Universitetin Kombëtar Bujqësor në qytetin Sumy, i cili ndodhet në veri-lindje të Ukrainës.
“Qeset plastike shpërbëhen vetëm pas qindra viteve, ndërsa këto qese shpërbëhen brenda 21 ditëve”, deklaroi Dr.Bidyuk. Përndryshe, logot dhe ngjyrosja e këtyre qeseve është bërë me ngjyra natyrale ushqimore.
Aktivistët ukrainasë të mjedisit janë të mahnitur nga zbulimi i këtyre qeseve dhe e mirëpresin mundësinë që këto qese t’i zëvendësojnë qeset plastike.
Ndërkohë, ekipi që e bëri këtë zbulim fitoi “Çmimin për Qëndrueshmëri”, i cili u dhurua në një organizim botëror në Kopenhagë të Danimarkës dhe po negociohet me partnerë ndërkombëtarë që ta mbështesin zhvillimin e këtij zbulimi edhe në faza më të avancuara, shkruan “BBC”.