Njerëzit ende presin në aeroportin e Kabulit pas shpërthimeve
Të shqetësuar për t’u larguar, shumë afganë janë ende duke pritur jashtë Aeroportit Ndërkombëtar të Kabulit për të ikur pasi pushteti ra në duart e talibanëve.
Ata presin jashtë aeroportit, edhe pasi dy sulmues vetëvrasës dhe persona të armatosur shënjestruan turma afganësh që mblidheshin në aeroport.
Një zyrtar afgan thotë se të paktën 60 afganë u vranë dhe 143 u plagosën.
Një burrë tha se beson se një shpërthim mund të ndodhë në çdo kohë, por ai prapë mori rrezikun të vinte në aeroport, raporton AP, transmeton Klankosova.tv.
Zyrtarët amerikanë thanë se 13 anëtarë të shërbimit amerikan gjithashtu vdiqën, përfshirë 11 marinsa dhe një mjek të Marinës. Një zyrtar amerikan tha se sulmi besohet të jetë kryer nga grupi i Shtetit Islamik.