Helikopteri i Marinës Meksikane ku ndodhej dhe Ministri i Brendshëm rrëzohet gjatë uljes
Një helikopter i Marinës Meksikane është rrëzuar teksa po ulej në qytetin Agua Blanca de Iturbide në shtetin meksikan të Hidalgo .
Është deklaruar se në bord ndodheshin 20 persona së bashku me Ministrin e Brendshëm të Shtetit, Eric Cisneros.
4 persona janë plagosur lehtë në aksident të cilët janë dërguar në spital për t’u trajtuar.
Një pasagjer që mbijetoi aksidentit me lëndime të lehta deklaroi se ata ishin duke parë nga afër zonat e prekura nga Uragani Grace.
Ndërsa momenti i rrëzimit të avionit është publikuar në rrjete sociale.