E rëndë në Turqi, njerku lë shtatzëne vajzën e mitur të gruas, ja si u zbulua rasti
Një ngjarje tronditëse është shënuar në Turqi. Sipas raportimeve, dyshohet se një burrë nga Diyarbakir, ka lënë shtatzënë të bijën e mitur të bashkëshortes. Njerku u arrestua nga autoritetet, kur mjekët zbuluan shtatzëninë e vajzës.
Fillimisht ajo i tha nënës së nuk ndjehej mirë dhe të dyja iu drejtuan spitalit, por më pas mjekët kanë zbuluar se vajza ishte shtatzënë.
Pikërisht, ky ka qenë dhe momenti kur e mitura i rrëfehu nënës së saj se abuzohej prej dy vitesh nga njerku.
Burri është arrestuar dhe ndaj tij rëndojnë akuzat e abuzimit me të mitur.