Luftëtari taleban qëllon me armë një burrë që përpiqet të hyjë në aeroportin e Kabulit
Shefi i lajmeve në televizionin “Tolo News” në Afganistan, në profilin e tij në Twitter ka publikuar një video që thotë se është bërë në Kabul.
Në Twitter, ai ka shkruar se aty shihet një luftëtar taleban teksa qëllon një burrë që po përpiqet të hyjë në aeroportin e Kabulit.
“Një luftëtar taleban po qëllon një burrë që përpiqet të hyjë në Aeroportin e Kabulit. #Afganistan”, ka shkruar ai.
Tërheqja e planifikuar e forcave amerikane u shoqërua me disa viktima në aeroportin e Kabulit të hënën, ndërsa mijëra njerëz u përpoqën të largohen nga Afganistani një ditë pas marrjes nën kontroll të vendit nga talebanët.
Zyrtarë të lartë ushtarakë amerikanë thonë se kaosi në aeroport la të vdekur shtatë persona të hënën, përfshirë disa që ranë nga një avion ushtarak amerikan transporti që po largohej. Zyrtarët folën në kushte anonimiteti, sepse nuk ishin të autorizuar të diskutonin publikisht mbi operacionet në vazhdim.
Afganët vërshuan në pistën e aeroportit të Kabulit ndërsa mijëra u përpoqën të largohen pasi talebanët morën pushtetin.
Pamjet filmike tregojnë disa njerëz që u kapën në anën e një aeroplani ushtarak amerikan para ngritjes, në shenjë dëshpërimi, ndërsa lufta 20-vjeçare po përfundon në një mënyrë kaotike
A Taliban fighter is shooting on a man trying to enter #Kabul Airport.#Afghanistan pic.twitter.com/NU6Nq3fT6B
— Miraqa Popal (@MiraqaPopal) August 16, 2021