Zjarrfikësit në Podujevë ia shpëtojnë jetën një gruaje që kishte përfunduar në një pusetë 10 metra të thellë
Puna e zjarrfikësve është me rreziqe të mëdha, por edhe më e vështirë është për zjarrfikësit e Kosovës, të cilët punojnë në kushte të mjerueshme të punës, me mungesë pajisjesh e orar të tejzgjatur.
Pavarësisht kushteve, një rast që ndodhi sot në fshatin Llaushë të Podujevës nxori në pah misionin dhe punën e tyre të përditshme heroike.
Zjarrfikësit e kësaj komune arritën që ta shpëtojnë një grua të moshës rreth 60-vjeçare, e cila kishte përfunduar në një pusetë 10 metra të thellë.
“Rasti ka ndodhur rreth orës 10:04, në fshatin Llaushë, lagjja ‘Xhemajl Xhemajli’. Gruaja ka qenë e moshës rreth 60-vjeçare. Ekipi ka mbërri shumë shpejt në vendin e ngjarjes dhe e kanë shpëtu, e kanë nxjerrë nga aty dhe më pas e kanë përcjell për në Emergjencë”, thuhet në përgjigjen e tyre