“Nëse njerëzit ende dyshojnë se ngrohja globale është e vërtetë, le të vijnë dhe të shohin”
“Nëse njerëzit ende dyshojnë se ngrohja globale është e vërtetë, le të vijnë dhe të shohin”
Rojet e bregut në Turqi i evakuuan qindra banorë të fshatrave larg një termocentrali që po digjej të enjten.
Në anën tjetër, zjarrfikësit grekë luftuan me një flakë të madhe afër një zone antike të Olimpit përderisa vala historike e nxehtësisë po bën dëme të mësa në juglindje të Evropës.
Rivalët rajonalë janë bashkuar këtë javë në luftën kundër fatkeqësisë të cilën zyrtarë të lartë dhe ekspertë po e lidhin me mot intensiv të shkaktuar nga ngrohja globale.
Tetë persona kanë vdekur dhe disa të tjerë janë shtrirë në spital përgjatë brigjeve juglindore të Turqisë që kur zjarret shpërthyen javën e kaluar.
Zjarret në Greqi këtë javë përkohësisht penguan rrugën kryesore për në Athinë ndërsa zjarre shqetësuese filluan në Olimp, vendlindjen e Lojërave Olimpike, që zakonisht është e mbushur me turistë.
“Nëse njerëzit ende dyshojnë se ngrohja globale është e vërtetë, le të vijnë dhe të shohin intensitetin e fenomenit këtu”, tha kryeministri grek, Kyriakos Mitsotakis.
Të dhënat e Bashkimit Evropian kanë treguar se sezona e zjarreve këtë vit, ka qenë dukshëm më shkatërruese se vitet paraprake.
Temperaturat e larta dhe erërat besohet se janë shkaktaret kyçe të këtyre zjarreve.