Treni i shpejtë nga Mynihu përplaset me trenin në Çeki, 2 të vdekur e dhjetëra të lënduar
Dy trena janë përplasur në jugperëndim të Republikës Çeke, duke lënë të vdekur 2 persona dhe lënduar dhjetëra të tjerë.
Sipas Policisë atje përplasja ndodhi pak pas orës 08:00 të mëngjesit në qytetin Milavce. Sipas agjencisë së hekurudhave çeke, treni ndërkombëtar me shpejtësi të madhe që lidh qytetin perëndimor çek Plzen me Mynihun në Gjermani u godit me një tren lokal.
Dhjetëra njerëz u plagosën, pesë prej tyre rëndë, tha Shërbimi i Shpëtimit të Zjarrit të rajonit Plzen në një deklaratë. Ndërsa katër helikopterë po transportonin të plagosurit në spitalet aty pranë, shkruan Washington Post.
Ministri çek i Transportit Karel Havlicek tha se shoferi i trenit me shpejtësi të madhe nuk kishte arritur të ndalonte në një vend të caktuar.
“Situata është serioze,” tha Havlicek.