Sulm me armë në Suedi, plagosen tre persona
Një sulm i rëndë ka ndodhur gjatë ditës së sotme pranë një qendre tregtare në Suedi, ku si pasojë e sulmit tre persona, përfshirë një grua në të 60-at, mbeten të plagosur rëndë.
Policia ka njoftuar se tre persona janë shtruar në spital me plagë të shkaktuara nga armë zjarri dhe janë në gjendje të rëndë.
Të plagosurit mësohet se janë të moshës, 20, 30 dhe 60-vjeçe. Por policia tha se mund të ketë më shumë të lënduar me situatën ende të paqartë.
Një operacion i madh policor është duke u zhvilluar në Kristianstad, pasi breshëri të shtënash janë dëgjuar në orën 03:40 pasdite.