Grabit ari në vlerë afër 3 milionë dollarë dhe ikën me skuter elektrik!
Një dyqan bizhuterish Chaumet pranë rrugës Champs Elysee në qendër të Parisit u shënjestrua nga një grabitje e armatosur të martën, tha zyra e prokurorëve të Parisit.
Dëmi qe me një vlerë prej gati 2 milionë eurosh (2.37 milionë dollarë) bazuar në mallrat e vjedhura sipas raportimeve.
Sipas gazetave Le Parisien dhe Le Monde, burri erdhi me një skuter elektrik, shkruan Reuters, transmeton Klankosova.tv.
Ai hyri me forcë në dyqanin e argjendarisë dhe kërcënoi me armë vonë pasdite.
Ai u zhduk me të njëjtin skuter, duke marrë me vete bizhuteri dhe gurë të çmuar me vlera të mëdha.
Nuk u raportua për të lënduar, ndërkaq dy persona janë arrestuar për këtë rast.
Një politikan e përshkruan dëmin si “të madh”, sipas Le Parisien e disa të tjerë e quajnë si ”Grabitje moderne”.
Chaumet është një nga dyqanet më tradicionale të argjendarisë në Francë.