Liburn Aliu punëson motrën dhe vajzën e axhës tek Arben Vitia
Me 15 korrik të këtij viti, Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia ka nënshkruar vendimin për emërimin e anëtarëve të Këshillit Drejtues të Odës së Farmacistëve të Kosovës.
Në këtë Këshill, janë deleguar Besnik Stavileci, Bekim Fusha dhe Suljota Aliu.
Emri i fundit i deleguar në këtë Këshill nga Ministra e Shëndetësisë, është emri i motrës së ministrit Liburn Aliu. Pra motra e Liburn Aliut, Sulojta është deleguar në cilësinë e anëtares së Këshillit Drejtues të Odës së Farmacistëve të Kosovës.
Në cilësinë e anëtareve të Këshillit Mbikëqyrës të Odës së Farmacistëve të Kosovës, Ministria e Shëndetësisë ka deleguar Nita Kelmendi – Hysa dhe Pranvera Osmani – Zhushi.
Nita Kelmendi – Hysa, është vajza e axhës së ministrit të Infrastrukturës dhe zyrtarit të lartë të Vetëvendosjes (VV), Liburn Aliu.
Metro ka siguruar edhe vendimin e nënshkruar nga Arben Vitia me 15 korrik 2021.
Ndryshe gjatë fushatës zgjedhore kryeministri Albin Kurti para se të vinte në pushtet, i cili është edhe shef në parti e Qeveri i Liburn Aliut, kishte deklaruar se në qeverisjen e tij nuk do të bëheshin punësime familjare nëpër ministri.
Sipas tij familjarët janë vetëm për dasma dhe ndeja private, dhe jo për punësim në ministri.
“Nuk mundemi me i mbush ambasadat sikur nuk mundemi me i mbush as ministritë me kushërinj. Kushërinjtë janë për te shtëpia, familja është te shtëpia. Kur të bahet ministër dikush, a zëvendësministër, deputet a kryeministër duhet me u bë vetëm ai person, jo me shku me krejt fisin aty. Fisi është për dasmë, për gazmend privat, s’ka dasma nëpër ministria”, kishte thënë Albin Kurti në njërin nga tubimet e tij elektorale.