Arrestohen dy serbë pasi kaluan ilegalisht kufirin
Ata dyshohet që me veturën kishin kaluar kufirin ilegalisht nga Serbia për në Republikën e Kosovës.
Sipas policisë, në veturë janë gjetur edhe mallra pa dokumentacion përkatës.
Me vendim të prokurorit, të dyshuarit janë dërguar në mbajtje, ndërsa mallrat i janë dorëzuar doganës për procedurë të mëtutjeshëm.